Aktualitet

Ishin në proces divorci, burri lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën, zbardhen EMRAT e çiftit në Korçë

Sipas informacioneve jozyrtare, Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira ku jetonte ish-gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

31 Gusht 2024, 17:49 Nga r.ll
Ishin në proces divorci, burri lyen gruan me benzinë dhe i vë
foto ilustruese

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një burrë i ka vënë flakën gruas me të cilën ishte në proces divorci. 

Sipas informacioneve jozyrtare, Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira ku jetonte ish-gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Ndërkohë gjithashtu bëhet me dije se gruaja është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.

bledar trendafili melisa trendafili

Sondazh

Poll