Bota

“Kosova është pjesë e Serbisë”/ Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet

14 Dhjetor 2019, 11:10 Nga DOSJA
“Kosova është pjesë e Serbisë”/ Ambasadori rus

SERBI- Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, ka deklaruar pak ditë më parë se Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe duke e parë një gjë të tillë, Harchenko ka reaguar sërish.

Sipas ambasadorit Harchenko nuk ka asgjë të gabuar në deklaratat e dhëna dhe se një qëndrim i tillë është ‘korrekt’.

“Lidhur me sulmet e Prishtinës për shkak të deklaratave të mia rreth shtetësisë së rreme. Konsideroj që është e nevojshme që të specifikohet. Kosova nuk është fare shtet. Është pjesë e pandashme e Serbisë në pajtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244. Pra ky është plotësisht një qëndrim korrekt”, pretendon ambasadori rus.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexander bocan harchenko kosove serbi alexander bocan harchenko kosove serbi

Sondazh

Poll