Bota

FOTO/ E rëndë në Greqi, shqiptari tenton të vrasë gruan, i vë flakën dhe e djeg të gjallë

13 Dhjetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
FOTO/ E rëndë në Greqi, shqiptari tenton të vrasë

GREQI– Një burrë shqiptar ka tentuar të djegë gruan e tij në Kalamata të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka lyer gruan e tij me benzinë, shqiptare gjithashtu, dhe e ka djegur të gjallë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re flakët në banesë dhe kanë lajmëruar autoritetet përkatëse, përfshirë edhe zjarrfikësen. Gruaja, aktuslisht ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shqiptari ka përfunduar i plagosur lehtë, për shkak të flakëve.

Të njëtat media shkruajnë se dyshja kishin konflikte prej kohësh dhe se tentativa e vrasjes ka ardhur si pasojë e një sherri momental.

Çifti shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, jetonin prej vitesh në Kalamata të Greqisë. Ata janë edhe prindër të dy fëmijëve, 14 dhe 18 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë [ër të parë skenën e frikshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqi kalamata shqiptari djeg gruan ne greqi greqi kalamata shqiptari djeg gruan ne greqi

Sondazh

Poll