Bota

Shqiptari gjendet i vdekur në mes të fshatit, familjarët e kërkonin prej tre ditësh, ngritën alarmin për zhdukjen e tij

13 Dhjetor 2019, 07:56 Nga DOSJA
Shqiptari gjendet i vdekur në mes të fshatit, familjarët e

KOSOVË– Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë, tre ditë pasi rezultonte i zhdukur dhe nuk kishte pasur asnjë lloj kontakti me familjen e tij.

Mediat kosovare shkruajnë se 33-vjeçari me inicialet SH.B., nga Ferizaj u gjet i vdekur në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapole në Komunën e Lipjanit.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person, për të cilin është dhënë masa e ndalimit prej 48 orësh. Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar të dyshuarin të vrasë të riun shqiptar, por hetimet vazhdojnë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Prej tre ditësh, familjarët e tij kishin bërë një denoncim për zhdukjen e 33-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive, hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B. (m/shqiptar) 33 vjeçar nga Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore . Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ferizaj gjendet shqiptari i vdekur kosove ferizaj gjendet shqiptari i vdekur kosove

Sondazh

Poll