Bota

‘Forbes’ zgjedh Angela Merkel-in si gruan më të fuqishme në botë, 9 të tjerat që e pasojnë (EMRAT)

13 Dhjetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
‘Forbes’ zgjedh Angela Merkel-in si gruan më të fuqishme

SHBA– Angela Merkel është zgjedhur gruaja si gruaja më e fuqishme në botë edhe për këtë vit. Revista ekonomike amerikane ‘Forbes’ ka kurorëzuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi e ka vlerësuar atë për qëndrimin konsistent përballë krizave globale, për qëndrimin ndaj përballë presidentit Donald Trump dhe për politikën që ka ndjekur ajo për refugjatët që prej vitit 2015.

‘Forbes’ ka renditur në vendin e dytë drejtoren e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe në vendin e tretë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

10 gratë më të pushtetshme pëe 2019 sipas Forbes:

1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane.

2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane.

3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

5. Mary Barra, CEO e General Motors.

6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation.

7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments.

8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botin.

9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë.

10. Marillyn Hewson, CEO e Lockheed.

Një vit më parë Angela Mekel u rendit në vendin e katërt nga Forbes, për njerëzit më të pushtetshëm në botë.

Burimi: Forbes

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ‘forbes’ zgjedh angela merkel gruaja më e pushtetshme në botë ‘forbes’ zgjedh angela merkel gruaja më e pushtetshme në botë

Sondazh

Poll