Aktualitet

"Ethet e Nilit"/ Konfirmohen 3 raste të prekur në Elbasan

Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

31 Gusht 2024, 08:52 Nga I.A

"Ethet e Nilit"/ Konfirmohen 3 raste të prekur në Elbasan

ELBASAN- Tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin "Ethet e Nilit" në Elbasan. Tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar. Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje  që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit.

Mjeti më efikas për të parandaluar është përdorimi i pajisjeve ose spray kundër mushkonjave dhe insekteve në mënyrë që të shmanget një pickim i mundshëm nga insektet bartëse. Gjithashtu rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur të cilat tërheqin mushkonjat.

ethet e nilit

Sondazh

Poll