Politike

Kreshnik Çollaku kundër krijmit të një subjekti politik tjetër brenda PD-së: Mekanizmat për të qenë bashkë dhe pse ndryshe ekzistojnë

 Çollaku thekson se në statutin e njohur nga Gjykata si legjitim, garantohet bashkëekzistenca e grupimeve politike në bazë ideologjie.

29 Gusht 2024, 11:28 Nga I.A
Kreshnik Çollaku kundër krijmit të një subjekti politik
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka deklaruar se është kundër krijmit të një subjekti politik tjetër brenda PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku thekson se në statutin e njohur nga Gjykata si legjitim, garantohet bashkëekzistenca e grupimeve politike në bazë ideologjie. Po ashtu ai thekson se mekanizmat për të qenë bashkë dhe pse ndryshe ekzistojnë.

Postimi i Plotë:

Me te gjithe respektin per secilin mendoj se eshte e panevojshme krijimi i cdo subjekti te ri politik, brenda kampit demokrat, per shkak te kundershtive politike ,ideologjike apo programore me lidershipin zyrtar te PD sot. Edhe ne statutin e njohur mga Gjykata si legjitim (statuti i ishRithemelimit), garantohet bashkekzistenca e grupimeve politike ne baze ideologjie apo programi qe kundershtojne apo ndryshojne me lidershipin zyrtar, permes regjistrimit te nje Fraksioni. Ne keto kushte nje fraksion brenda PD mund te garantoje dhe ruajtjen e nje linje politike apo programore ndryshe nga lidershipi zyrtar, por dhe shmang coptimin e metejshem te PD. Eshte vetem ceshtje vullneti, mekanizmat per te qene bashke dhe pse ndryshe apo te kundert ekzistojne.

kreshnik Çollaku

Sondazh

Poll