Politike

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, takim me Dumanin, VanHorn: SPAK dhe institucionet e pavarura kanë mbështetjen tonë në misionin e tyre

Po ashtu, ambasada shkruan se VanHorn theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

28 Gusht 2024, 18:13 Nga M.B
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, takim me Dumanin, VanHorn: SPAK dhe
Nancy VanHorn dhe Altin Dumani

TIRANA- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho. Sipas një postimi në rrjetet sociale nga ana e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet SPAK dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.

Po ashtu, ambasada shkruan se VanHorn theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada e SHBA-ve.

spak

Sondazh

Poll