Politike

"Të gjithë në protestë, të dëshmojmë shpirtin e pamposhtur qytetar!" Berisha: Veliaj meriton lincimin në shtyllën e turpit të historisë

Ai shtoi se nesër në një protestë duhet të dëshmojnë shpirtin e pamposhtur qytetar.

28 Gusht 2024, 21:21 Nga M.B
"Të gjithë në protestë, të dëshmojmë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi sërish qytetarët për të marë pjesë në protestën e radhës të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Berisha tha se kreu i kësa Bashkie, Erion Veliaj, meriton përzenien për "zverku" nga bashkia dhe varjen në shtyllën e turpit të historisë. Ai shtoi se nesër në një protestë duhet të dëshmojnë shpirtin e pamposhtur qytetar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nesër tek bashkia është protesta te bashkia kundër njërit prej hajdutëve më të shpërfytyruar të kohërave, hajdut që Tirana nuk e ka njohur kurrë më parë. Kundër një njeriu që vjedhjen, plaçkitjen ka moral, pasurimin me vjedhjen e ka ideal, fjalën e ka mashtrim. Ai meriton përzenien për zverku nga bashkia, varjen në shtyllën e turpit të historisë!

Ndaj edhe ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të Tiranës, nesër të gjithë tek bashkia në një protestë në të cilën ne duhet të dëshmojmë shpirtin e pamposhtur qytetar, vendosmërinë tonë në duar të sigurta drejt fitores, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, ndryshimit të pushtetit, fitores së opozitës.

sali berisha

Sondazh

Poll