Politike

"Betëje për jetën e ekzistencën e kombit shqiptar!" Berisha: U instalua me shpejtësi një regjim i pamëshirë që vjedh deri në palcë qytetarët e vet

Ai shtoi se në Shqipëri u vendos një regjim i pamëshirë që ndërton 1 km rrugë 10 herë, 15 herë më shtrenjtë se sa ndërtohej para vitit 2013, apo, siç tha Berisha, se sa ndërtohet sot në Kroaci, sot në Kosovë dhe sot në vende të tjera.

28 Gusht 2024, 20:49 Nga M.B
"Betëje për jetën e ekzistencën e kombit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,tha sot se në Shqipëri, në 8 vite, mjerimi si varfëri e skajshme u rrit me 4 herë. Berisha tha se kjo ndodhi sepse u instalua me shpejtësi të madhe një regjim i pamëshirë që vjedh gjer në palcë qytetarët e këtij vendi. Ai shtoi se në Shqipëri u vendos një regjim i pamëshirë që ndërton 1 km rrugë 10 herë, 15 herë më shtrenjtë se sa ndërtohej para vitit 2013, apo, siç tha Berisha, se sa ndërtohet sot në Kroaci, sot në Kosovë dhe sot në vende të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo betejë është betejë për jetën, ekzistencën e kombit shqiptar. Kjo betejë është betejë për jëtën, ekzistencën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: po pse shqiptarët kaluan nga qytetarët me rrogat më të larta në qytetarët në rrogat më të ulëta. Pse në Shqipëri, në 8 vite mjerimi si varfëri e skajshme u rrit me 4 herë? Çfarë ndodhi?

Ndodhi sepse u instalua me shpejtësi të madhe një regjim i pamëshirë që vjedh gjer në palcë qytetarët e këtij vendi. U vendos një regjim i pamëshirë që ndërton 1 km rrugë 10 herë, 15 herë më shtrenjtë se sa ndërtohej para vitit 2013, apo se sa ndërtohet sot në Kroaci, sot në Kosovë dhe sot në vende të tjera.

Sepse për ndërtimin e një shkolle shqiptarët paguajnë 10 herë më shumë se çdo europian dhe vidhen nga qeveritarët 80% të fondit, sepse 1 km rrugë te sheshi Shqiponja kushtoi 30 mln euro, në një kohë kur në asnjë vend të botës ai rindërtim nuk mund të kushtontë më shumë se 1 deri në 3 mln euro.

sali berisha

Sondazh

Poll