Sport

Champions League/ Zhegrova kualifikon Lille në grupe… "Bëmat" e Crvena Zvezdës dhe Slovan Bratislavës

Të enjten, në Montecarlo, do të hidhet shorti për fazën e ndeshjeve në grupe të Champions League 2024-2025

28 Gusht 2024, 23:23 Nga DOSJA

Champions League/ Zhegrova kualifikon Lille në grupe…

ZVICER - Pas Dinamos së Zagrebit, tre skuadra të tjera kalojnë në fazën e grupeve të Champions League Ligës, duke kompletuar tablonë e plotë përpara shortit të nesërm në Montecarlo.

Lille humbi ngushtë në Slavia Pragë, por u kualifikua falë një fitoreje 2-0 në ndeshjen e pare. Heroi i skuadrës franceze ishte dardani Edon Zhegrova, i cili shënoi sërish edhe në sfidën e dytë.

Ndërkohë, Crvena Zvezda ktheu gjithçka duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Bodo Glimt, ndërsa Slovan Bratislava arriti një sukses të vërtetë ndaj Midtjylland, duke fituar 3-2 me dy gola në dhjetë minutat e fundit që siguroi një kualifikim historik.

Ja dhe përfundimet e ndeshjeve të play-off-it:

E mërkurë, 28 gusht

Qarabag - Dinamo Zagreb 0-2 (32' Pjaca, 53' (a) Silva)
Slovan Bratislava - Midtjylland 3-2 (33’, 82’ Tolic, 86’ Berseghyan / 41’ Simsir, 50’ Franculino)
Crvena Zvezda - Bodo/Glimt 2-0 (26 ' Bruino Duarte, 59' Spajic)
Slavia Prague - Lille 2-1 (5' Zafeiris, 84' Schranz / 77' Zhegrova)

E martë 27 gusht

Galatasaray - Young Boys 0-1 (87' Virginius)
Salzburg - Dinamo Kiev 1-0 (12' Daghim/ 29' Vanat)
Sparta Pragë - Malmoe 2-0 (80' (p) Haraslin, 83’ Rrahmani)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll