Sport

Cristiano Ronaldo për familjen: “Janë të gjithë njësoj si unë. Edhe djalit tim më të vogël, kur mërzitet, i fryhen venat e qafës”...

Sulmuesi i Al Nassr nxjerr në pah dallimin e të gjithë familjes

28 Gusht 2024, 19:58 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo për familjen: “Janë të gjithë

ARABIA SAUDITE - Në intervistën që ka dhënë për Rio Ferdinand, Cristiano Ronaldo foli edhe për dallimet me fëmijët e tij dhe Georgina. Ndërkombëtari portugez zbuloi se “ata janë njësoj si ai”. 

"Vetëm disa ditë më pare, isha në Detin e Kuq dhe çdo ditë luaja padel. (Kur humbet) Cristiano Jr. mërzitet shumë. Ndonjëherë ai nuk flet me mua për dy ditë. Ai është njësoj si unë dhe kjo është ajo që më bën të lumtur.

Edhe më i vogli, Mateo, kur mërzitet i fryhet qafa, por kjo më pëlqen, tregon se të gjithë kanë personalitet si unë. Unë i mësova të jenë të tillë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll