Sport

Arrihet marrëveshja Juventus - Liverpool, Federico Chiesa fluturon për në Angli: “Është e trishtueshme të largohesh, por...”

Gjithçka është bërë për kalimin e sulmuesit të Juventusit te Liverpool, i cili do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

28 Gusht 2024, 17:35 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja Juventus - Liverpool, Federico Chiesa fluturon për

ITALI - Federico Chiesa ka zgjedhur Liverpoolin. Pas përfshirjes edhe të kuqezinjve në orët e fundit, dhe darkës mes Giuntolit dhe agjentit të lojtarit, sulmuesi i Juventusit vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile transferimit.  

Juventus dhe Liverpool  kanë arritur marrëveshje për transferimin  e sulmuesit, i cili tashmë është nisur drejt Anglisë gati për të nisur aventurën e re me skuadrën e Arne Slot. 

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje prej 13 milionë euro plus bonuse, me sulmuesin që nënshkruan një kontratë katërvjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit.

Chiesa, i cili ka disa kohë që është jashtë projektit të Juventusit, u largua nga Caselle drejt Liverpoolit: "Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re. Doja t'u them lamtumirë tifozëve të Juventusit: faleminderit për dashurinë për këto vite, unë do t'ju mbaj në zemrën time.

Më vjen keq që largohem nga Juventusi, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, familja ime dhe unë mezi e presim",- ishin fjalët e tij të para për gazetarët e pranishëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll