Sport

Kosova shton numri i lojtarëve të huaj në fushë, KE i FFK-së miraton ndryshimin…

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës së fundmi ka miratuar një ndryshim në rregulloren e garave të Super Ligës dhe Ligës së Parë për numrin e lojtarëve të huaj në fushë

28 Gusht 2024, 17:23 Nga DOSJA

Kosova shton numri i lojtarëve të huaj në fushë, KE i

KOSOVE - Befasuese! Është vendosur, që tani e tutje të rritet numri i lojtarëve të huaj që luajnë në njëjtës kohë në fushë. Ky numër është rritur nga gjashtë në tetë. Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të klubeve, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së garave në vend.

“Pas një analize të hollësishme dhe në përputhje me kërkesat e vazhdueshme të marra nga klubet pjesëmarrëse në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, konform statutit të FFK-së, Komiteti Ekzekutiv si organ kompetent ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Garave të Super ligës dhe Ligës së Parë.

Konkretisht, është vendosur që të rritet numri i lojtarëve të huaj të lejuar të aktivizohen njëkohësisht në fushën e lojës, nga deri gjashtë (6) lojtarë të huaj siç ishte e paraparë më parë, tani në deri në tetë (8)”, thuhet në e-mailin e dërguar klubeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll