Sport

Sneijder ringjall kujtimet për “Topin e Artë” kontrovers, të fituar nga Messi në 2010...

Mesfushori holandez ishte një nga favoritët për këtë çmim, por u la jashtë podiumit

28 Gusht 2024, 19:30 Nga DOSJA

Sneijder ringjall kujtimet për “Topin e Artë” kontrovers,

HOLANDE - Wesley Sneijder pati një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në vitin 2010 dhe megjithëse ishte një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë”, ai nuk ishte në “Top 3”-shen, duke mbetur pas Messit, Iniesta dhe Xavi.

Disa vite më vonë, mesfushori holandez u pyet nëse e meritonte të fitonte çmimin, për të cilën ai u përgjigj seriozisht, "Po", por rrëfeu se ishte diçka që tashmë kishte kaluar.

"Nuk ka rëndësi, ne nuk mund të kthehemi prapa në histori. Tjetër gjë është e rëndësishme, që ata vazhdojnë të më pyesin për këtë çështje (Topi i Artë 2010). Ka kaluar më shumë se një dekadë dhe shumë njerëz janë ende të mërzitur për përfundimi dhe më vjen keq edhe mua.

Kjo tashmë është një njohje dhe kompliment i madh, sepse do të thotë që për fansat dhe gazetarët, tema nuk ka vdekur dhe vlen”,- ka shpjeguar ai në një intervistë për ‘FAKT’. 

“Në opinionin publik, unë jam viktimë. Kjo më bën të lumtur dhe nuk e di nëse do të isha më i lumtur, nëse do të kisha marrë “Topin e Artë”. Për më tepër, sinqerisht e pranoj se gjithmonë kam ëndërruar të fitoj Champions League, jo “Topin e Artë”, përfundoi ai. 

Në sezonin 2009/2010, Sneijder fitoi tripletën me Interin, Seria A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, përveçse e çoi Holandën në finalen e Kupës së Botës, të cilën më vonë do ta humbiste ndaj Spanjës... me një gol nga Iniesta. 

”Topi i Artë” i takoi Leo Messit, i cili e përfundoi sezonin me shifra të shkëlqyera: 46 gola të shënuar dhe 11 asistime, pasi kishte fituar La Ligën, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll