Aktualitet

Atentat në Peqin, vdes 26-vjeçari, shoku i ngushtë plagoset me plumb në kokë. Lidhja e djalit të policit me të fortin e f

13 Dhjetor 2019, 18:15 Nga DOSJA
Atentat në Peqin, vdes 26-vjeçari, shoku i ngushtë plagoset me

ELBASAN– Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit. Si pasojë 26-vjeçari Andi Zylyfi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoku i tij, Ardit Uruçi ka marrë një plumb në kokë dhe disa në këmbë. 23-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA

Mësohet se dy të rinjtë kanë qënë duke pirë kafe në një lokal në fshatin Përparim dhe sapo kanë dalë e kanë hyrë në mjetin e tyre janë ‘masakruar’ me një breshëri plumbash nga një tjetër mjet në lëvizje.

LIDHJA ME BOSSIN E DROGËS

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 26-vjeçari Andi Zylyfi është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bossit të drogës, i cili u ekzektua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminiuan edhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, po ashtu kushëriri i Alibeajt dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Tre viktimat bashkë me familjet e tyre, po ashtu si 26-vjeçari Zylyfi, sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.

Edhe pse ka kaluar thuajse një vit për këtë ngjarje ende nuk ka emra. Mëgjithatë pista kryesore ku dyshohet është se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. 

Sipas Policisë, dy të rinjtë nuk kanë precendentë të mëparshëm dhe as janë dyshuar se kanë marrë pjesë në ndonjë veprimtari të paligjshme. 26-vjeçari është djali i ish-policit të burgjeve, Hysi Zylyfit. Megjithatë pista kryesore që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve mes bandave.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka ngritur post-blloqe në hyrje dhe në daljë të Peqinit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Deri më tani efektivët e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat 13 persona.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi zylyfi ardit uruçi peqin perplasje me arme ne peqin andi zylyfi ardit uruçi peqin perplasje me arme ne peqin

Sondazh

Poll