Aktualitet

Librazhd/ 5 ditë të martuar, vdes nusja 19-vjeçare, burri në gjendje të rëndë në spital, dyshohet se i helmuan me fotoks

13 Dhjetor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Librazhd/ 5 ditë të martuar, vdes nusja 19-vjeçare, burri

ELBASAN5 ditë pasi veshi fustanin e bardhë për t’u martuar me Olsianin, gjendet e vdekur në banesë, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, si pasojë e konsumimit të një sasie helmi (fotoksinë) . Të dy të rinjtë janë helmuar në rrethana të paqarta, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ndërsa ditën e diel kurorëzuan dashurinë e tyre me dasëm. Olsiani 27 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, kurse Rezarta u gjet e vdekur në banesë.

Fillimisht u raportua se dy të rinjtë ishin vetë-helmuar, por përgjatë orëve të fundit, policia po sheh me imtësi pistën e helmimit, pasi në dhomën ku u gjetën dy të rinjtë, nuk ka patur asnjë ambalazh të helmit, i dyshuar si fotoksinë, (bar miu).

Për prindërit e djalit dhe të afërmit ngjarja është shokuese, ndërkohë që theksojnë se nuk kanë informacion për atë që ka ndodhur.  Ndërkohë që në rrjetet sociale çifti i ka shprehur dashurinë njëri-tjetrit duke mos lënë ende të kuptohet që mes tyre ka një konflikt që mund të çuar në aktin e rëndë. Jo më larg se dje, e reja tashmë e ndjerë, Rezarta falenderonte miqtë që e uronin për dasmën në rrjetet sociale.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsian hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga elbasani olsian hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga elbasani

Sondazh

Poll