Aktualitet

VIDEO/ “Oj Rezarta, oj Rezarta”, fqinja që gjeti nusen e pajetë në Librazhd tregon ç’i panë sytë: E fërkova nga gjo

13 Dhjetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
VIDEO/ “Oj Rezarta, oj Rezarta”, fqinja që gjeti nusen e

LIBRAZHD– Një fqinjë e çiftit nga Librazhdi që u helmuan ka treguar se çfarë ka parë në momenti që ka hyrë në banesën e Olsit dhe Rezarta Hajdarit dhe i ka gjetur të helmuar.

Në një prononcim për “Top-Channel”, e moshuara shprehet se ka thirrur të ndjerën por që ajo nuk merrte më frymë.

Unë qava e para se më thirri kjo mua. Eja tha se çfarë më ka ndodhur. I thashë çfarë të gjeti moj bijë. Çunin nuk e parashikova dot se u mora me nusën. Oj Rezarta, oj Rezarta, thirr, thirr, e fërkova tek gjoksi, por ajo hiç. Shkonin shumë si çift, aq shumë sa s;di ç’të themi. Dashuria e tepërt qenka…,”– tregon ajo në video.

Ndërsa një tjetër fqinjt shprehet se nuk di asnjë detaj tjetër, por që thjesht ka dëgjuar që dyshja kanë ikur në spital.

“Na thanë që kanë ikur në spital. S’e dimë,”- tregon ai më tej.

Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatyn Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Librazhdit.

Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fotoksinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi

Sondazh

Poll