Aktualitet

ME VIDEO/ Grushta dhe shkelma për ndihmat e tërmetit në Korçë, gruaja klith: Dua stof dhe unë!

13 Dhjetor 2019, 14:15 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Grushta dhe shkelma për ndihmat e tërmetit në

KORÇË– Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Qafëzez të Korçës me shpërndarjen e ndihmave pas dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti që në qershorin e kaluar.

Banorët janë përplasur me kryeplakun në Verblisht, duke degjeneruar në grushta, shkelma dhe fyerje. Molla e sherrit për ndihmat ka qenë kryeplaku Ibrahim Osmani, i cili u shkarkua pak minuta pas debatit.

Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës.

“Ju i bëni me parti, dua stof (copë e trashë e ngrohtë për dimrin), edhe unë.”-thotë gruaja e përfshirë në sherr, ndërkohë që kryeplaku i përgjigjet: Nuk i bën njeri me parti o Myrzije, stofin e kanë sjellë zotërinjtë nga Korça.

Banorët e Qafëzezës u prekën nga tërmeti i muajit qershor i cili prishi dhjetëra banesa në Floq dhe zonat rurale të Korçës. Që prej asaj kohe, banorëve ende nuk iu janë ndërtuar shtëpitë e premtuara nga shteti dhe presin t’a kalojnë dimrin në çadër.

(a.m.;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim osmani sherri ne qafzez sherri per ndihmat termeti ne korce ibrahim osmani sherri ne qafzez sherri per ndihmat termeti ne korce

Sondazh

Poll