Aktualitet

VIDEO/ S’kishin hapur ende pajën, brenda shtëpisë së çiftit që u helmua në Librazhd, me fjongo, lule dhe dekore dasme

13 Dhjetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
VIDEO/ S’kishin hapur ende pajën, brenda shtëpisë së

TIRANË– Rezarta dhe Olsi Hajdari, çifti që u helmuan në banesën e tyre në Librazhd nuk kishin hequr ende dekoret e dasmës nga banesa e tyre.

Në fotot e publikuara nga Top-Channel, shihet se si në dyert e banesës ka ende fjongo zbukurimesh dhe në portën e madhe të shtëpisë ku jetonte çifti është ende shiriti i kuq.

Brenda në dollape shihen pako të pahapura nga paja e Rezartës, që e kishte sjellë vetëm pesë ditë më parë në shtëpinë e bashkëshortit.

Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatyn Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Librazhdit.

Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fotoksinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi

Sondazh

Poll