Sport

Joao Cancelo prezantohet si lojtar i Al Hilal!

Mbrojtësi i djathtë portugez ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite, nga e cila do të fitojë 15 milionë euro.

27 Gusht 2024, 22:07 Nga DOSJA
Joao Cancelo prezantohet si lojtar i Al Hilal!

ARABI SAUDITE - Pas pesë sezonesh në Manchester City, Joao Cancelo mori vendimin të largohej nga Anglia dhe Evropa dhe t'i thotë "po" ofertës së Al Hilal. Mbrojtësi i djathtë portugez ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite, nga e cila do të fitojë 15 milionë euro.

Drejtuesëve të Al Hilalit iu desh t'i paguanin 30 milionë euro kampionëve të Premierligës. E pasi u gjet marrëveshja e klubeve, skuadra e Riadit njoftoi sot blerjen e tij.

Cancelo ka veshur fanellën e Barcelonës sezonin e kaluar, si i huazuar nga “Qytetarët”, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje për “Blaugranat”.

Cancelo ka 58 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë dhe në verën e vitit 2019, Manchester City i pagoi Juventusit 65 milionë euro për nënshkrimin e tij. Megjithatë, marrëdhëniet e tij jo të mira me Pep Guardiolën rezultuan që ai të huazohej nga City, fillimisht te Bayern Munich dhe më pas te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester City (@mancity)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll