Sport

Cristiano Ronaldo i hap derën Zidanes...

Al Nassr mendon për francezin Zinédine Zidane, si trajner për të zëvendësuar Luís Castron

27 Gusht 2024, 18:22 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo i hap derën Zidanes...

ARABIA SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka Zinédine Zidane si objektiv për të pasuar Luís Castron si trajner, sipas shtypit spanjol këtë të martë.

Sipas Marca, Cristiano Ronaldo, me peshë në rritje në strukturën sportive të skuadrës saudite, nuk hezitoi kur erdhi puna për të emëruar ish-ndërkombëtarin francez si kandidat për këtë pozicion.

Pa një klub që nga largimi nga Real Madridit më 2020/21, Zidane shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Al Nassr-in te suksesi, pas një fillimi jo bindës të sezonit, i shënuar me humbjen kundër Al Hilal në Superkupën e Arabisë Saudite.

Duhet theksuar se Cristiano Ronaldo është trajnuar nga Zidane te Real Madrid për tre sezone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll