Sport

Nuk mban mend asgjë se çfarë ka kaluar... Pas gjashtë muajsh në koma, mesfushori Kristoffer Olsson u kthye në shtëpi!

Ndërkombëtari suedez, nga Midtjylland, vuante nga disa mpiksje të gjakut në tru…

27 Gusht 2024, 17:51 Nga DOSJA

Nuk mban mend asgjë se çfarë ka kaluar... Pas gjashtë

SUEDI - Ndërkombëtari suedez Kristoffer Olsson, i cili vuajti nga disa mpiksje të gjakut në tru që nga në shkurti, doli nga spitali u kthye në shtëpi, ka bërë me dije vetë mesfushori në rrjetet sociale.

“Gjashtë muaj më vonë, unë jam përsëri në shtëpi”, tha lojtari, në një mbishkrim ku shfaqet në një fotografi para derës së tij të përparme të spitalit, me disa valixhe.

Mesfushori 29-vjeçar, nga skuadra daneze Midtjylland, u shtrua urgjentisht në spital më 20 shkurt, pasi humbi ndjenjat në shtëpi dhe u lidh me një ventilator.

“Pas kryerjes së disa skanimeve, CT dhe testeve gjatë javëve të fundit, mjekët kanë konfirmuar se Olsson kishte trombe të vogla në të dy pjesët e trurit për shkak të një inflamacioni shumë të rrallë”,- ishte informacioni i dhënë më vonë.

Në mars, Olsson u transferua në një qendër të specializuar neurologjike, ku rikuperoi aftësitë motorike dhe të folurit, dhe në fund të majit ai ishte në stadiumin Midtjylland, ende në një karrige me rrota.

Ndërkombëtari suedez tha, në një intervistë, se nuk mbante mend asgjë për kohën kur ishte në koma dhe shprehu dëshirën e tij për të vazhduar të luante futboll profesionalisht.

Ndërkombëtari suedez në nivele të ndryshme ka luajtur për Arsenalin e Anglisë, AIK në Suedi, Krasnodar në Rusi, Anderlecht në Belgjikë, por është me Mydtjylland që ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristoffer Olsson (@krisolsson95)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll