Sport

Deklaruan divorcin, por çifti spanjoll duket shumë pranë!

Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.

27 Gusht 2024, 16:29 Nga DOSJA
Deklaruan divorcin, por çifti spanjoll duket shumë pranë!

ITALI - Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos. Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt. Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.

“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim. Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.

Alice megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”. Distanca – ajo në Spanjë, ai në Milano – mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”. Disa thonë se ka një person të tretë në këtë mes, por që u mohua nga të dy palët.

Përveç tradhtive të supozuara, ditët e fundit temë diskutimi ka qenë edhe prania e Moratas në Raya, aplikacioni ekskluziv i takimeve që përdoret gjerësisht nga të famshmit. Tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll