Sport

Juventusi zyrtarizon blerjen e djalit të Sergio Conceiçaos!

Anësori ofensiv, i lindur në vitin 2002, zbarkoi të dielën në mbrëmje në aeroportin ‘Caselle’ dhe të hënën përfundoi vizitat rituale mjekësore në ‘Jmedical’. Kontrata përfshin gjithashtu një klauzolë përfundimi prej 30 milionë euro (që do të arrijë në 45 milionë) deri më 15 korrik 2025.

27 Gusht 2024, 16:34 Nga DOSJA
Juventusi zyrtarizon blerjen e djalit të Sergio Conceiçaos!

ITALI - Klubi bardhezi njofton se “ka arritur marrëveshje me FC Porto për huazimin e përkohshëm, deri më 30 qershor 2025, të të drejtave për paraqitjet sportive të futbollistit Francisco Fernandes de Conceicao për një çmim prej 7 milionë euro, – shkruhet në njoftimin për shtyp të Juventusit.

“Ky çmim mund të rritet gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, me një shumë jo më të madhe se 3 milionë euro, me arritjen e objektivave të caktuara sportive,” – vazhdon komunikata.

Anësori ofensiv, i lindur në vitin 2002, zbarkoi të dielën në mbrëmje në aeroportin ‘Caselle’ dhe të hënën përfundoi vizitat rituale mjekësore në ‘Jmedical’. Kontrata përfshin gjithashtu një klauzolë përfundimi prej 30 milionë euro (që do të arrijë në 45 milionë) deri më 15 korrik 2025.

Lojtari do të vendosë pastaj, me Juventusin që kërkon të ketë përparësi në blerje. Francisco, djali i ish-futbollistit dhe tashmë trajnerit Sergio Conceiçao, po përgatitet t’i bashkohet skuadrës së Thiago Motta, i cili u rikthye me tri pikët nga ndeshja si mysafir në Verona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll