Aktualitet

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Berat, shpëton mrekullisht drejtuesja

Mësohet se automjeti drejtohej nga një grua, që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës, ka parkuar, ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

27 Gusht 2024, 21:33 Nga M.B
Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Berat,
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje, në dalje të qytetit të Beratit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se automjeti drejtohej nga një grua, që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës, ka parkuar, ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

Si pasojë e zjarrit u dogj e gjithë pjesa e përparme e makinës, përfshi këtu edhe motorin teksa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik në motorr.

Sondazh

Poll