Aktualitet

Çfarë ndodhi në Tiranë/ 32-vjeçari kërcënohet me armë, autori në arrati

Autori i kërcënimit edhe nuk dihet se kush është, por po punohet për identifikimin e tij. 

27 Gusht 2024, 09:19 Nga I.A
Çfarë ndodhi në Tiranë/ 32-vjeçari
Policia

TIRANË- Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës. Autori i kërcënimit edhe nuk dihet se kush është, por po punohet për identifikimin e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 27.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën  e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

sherr ne tirane

Sondazh

Poll