Aktualitet

U zunë për një vendi parkimi/ Vritet shqiptari në Belgjikë, plagoset kushuriri 19-vjeçar

Mësohet se ky është rezultat i një mosmarrëveshjeje prej vitesh mes fqinjëve, që kishte të bënte me një vend parkimi.

27 Gusht 2024, 09:03 Nga I.A

 

U zunë për një vendi parkimi/ Vritet shqiptari në
Pamjet nga vendngjarja

 

BELGJIKË- Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit. HLN shkruan se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër. Mësohet se ky është rezultat i një mosmarrëveshjeje prej vitesh mes fqinjëve, që kishte të bënte me një vend parkimi.

"Kishte dy viktima në incident. Një viktimë vdiq. I dyti, kushëriri (19) i viktimës, aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende në rrezik për jetën. Autori i armatosur mësohet se ka kërcënuar edhe gruan e viktimës dhe një fqinjë përballë rrugës dhe mësohet se ka qëlluar edhe mbi djalin 15-vjeçar të viktimës. Gruaja, fqinji dhe djali mbetën të padëmtuar,”  tha zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde të hënën në mëngjes. 

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.

 

vritet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll