Politike

"Do të kemi një ligj të ri të Shërbimit të Jashtëm"/ Ministri Hasani: Synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë

Po ashtu Hasani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive.

26 Gusht 2024, 09:41 Nga I.A
"Do të kemi një ligj të ri të Shërbimit të
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Hasani tha se ky ligj synon t'i japë një energji të re diplomacisë së vendit. Po ashtu Hasani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive.

“Mirënjohësja shkon dhe për kolegët, shqiptarë dhe të huaj që do të bëhen pjesë e kësaj konforencen treditore. Pa nguruar dua të them që diplomacia jonë është e hapur për të përballuar sfida dhe jemi gati për të mbajtur një konferencë tre ditore. Kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm. Vitet e fundit, politika e jashtme e shqiperise ka njohur rritje me rëndësi, samiti i ukrainës, këshilli i OKB dhe lista do të zgjatet. Sigurisht këto kanë bërë që të jemi kryelart dhe nuk na lejohet të ulet ritmi i punës. Doja të theksoja që edhe pse vend i vogël, kemi ditur të bëhemi të rëndësishëm. Diplomacia do të ketë një fytyrë të re që do të shërbejë si një urë komunikimi mes aktorëve të jashtëm dhe botës civile. Shumë shpejt do të kemi një ligj të ri për Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë, që do të shërbejë për marrëdhëniet jashtë dhe brenda vendit. Ligji do të hap dyert për shqiptarët që punojnë jashtë dhe brenda vendit në organizata ndërkombëtare dhe do të stimulojë të gjithë ata që e duan këtë profesion," tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll