Politike

"I përket pjesës armike të kombit për Ramën", Berisha: Më 24 gusht duhej të inaugurohej ura Velipojë-Ulqin, por nuk mund të ndërtohej

Lidhur me këtë Berisha tha se pasi qeveritarët heshtën për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi t'i rikthehen urës dhe u firmos marrëveshja, ku u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite.

25 Gusht 2024, 20:57 Nga M.B
"I përket pjesës armike të kombit për Ramën",
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se më 24 gusht do të inaugurohej ura e re e Bunës në derdhje të saj, urë për të cilën u ra dakord në vitin 2012 me qeverinë e Malit të Zi, që shkurton distancën Velipojë-Ulqin me 73 km dhe i afron qytetet në 3-400 metra. Lidhur me këtë Berisha tha se pasi qeveritarët heshtën për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi t'i rikthehen urës dhe u firmos marrëveshja, ku u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite. Berisha shtoi se ura nuk u ndërtua, sepse sipas tij, i përket pjesës armike të kombit për Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi! Në datën 24 gusht do të inaugurohej ura e re e Bunës në derdhje të saj, urë për të cilën ramë dakord në vitin 2012 me qeverinë e Malit të Zi, urë që shkurton distancën Velipojë-Ulqin me 73 km dhe i afron qytetet në 3-400 metra. Ura e re e Bunës afron Ulqinin me Shëngjinin dy porte të lashta të kombit me 103 kilometra. Pasi heshtën si fije bari për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi ti rikthehen urës. U firmos marrëveshja, u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite.

Me 30 mln euro se ura, do të inaugurohej me 24 gusht të 2024. Ku është ura, as nam as nishan nuk ekziston.
Por një gjë duhet të ju them se potenciali turistik i brigjeve të Adriatikut nga Shëngjini në Ulqin, të gjitha territore të banuara me shqiptarë, është më mahnitësi në të gjitha brigjet e Adriatikut.

Por nuk mund të ndërtohej ura, sepse i përket pjesës armike të kombit për Edi Ramën. Rruga e Dukagjinit, 11 vite asnjë lopatë. E quam deri në Prekal, aty mbeti. Dhe tani vetëm për qëllime elektorale kanë filluar, një rrugë që duhej të kishte përfunduar vite më parë. Por i përket veriu dhe natyrisht nuk mund të ndërtohej.

sali berisha

Sondazh

Poll