Politike

"Hetim parlamentar!" Skandali me mbetjet toksike, Meta: Deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare

Teksa mbajti fjalën e tij në një konferencë për shtyp Meta iu rikthye debatit në lidhej me mbetjet toksike.

25 Gusht 2024, 15:06 Nga M.B

 

"Hetim parlamentar!" Skandali me mbetjet toksike, Meta: Deputetët
Ilir Meta

 

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot në lidhje me shpopullimin e vendit dhe situatën politike. Teksa mbajti fjalën e tij në një konferencë për shtyp Meta iu rikthye debatit në lidhej me mbetjet toksike. Sipas tij, deputetët e PL duhet të bashkohen me deputetët e tjerë të opozitës për të kërkuar hetim parlamentar.

“Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll