Sport

Alisson i thotë “Jo” Arabisë Saudite: "Nuk është koha, dua të vazhdoj me Liverpoolin"

“Nëse klubi ka interes për të negociuar transferimin tim, atëherë ne do të flasim për këtë ndryshe”, - përfundon Alisson.

25 Gusht 2024, 13:34 Nga DOSJA

Alisson i thotë “Jo” Arabisë Saudite: "Nuk

ANGLI - “Dua ta respektoj kontratën time, ta përfundoj këtu ose ta rinovoj, jam shumë i lumtur dhe familja ime gjithashtu”.

Kështu e shpjegoi portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, vendimin e tij për të refuzuar një ofertë të rëndësishme nga një klub në Ligën Pro të Arabisë Saudite dhe për të vazhduar aventurën e tij me fanelën e Reds, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2027.

“Nuk kam arritur kurrë në pikën që të flas për paga, apo për gjëra të tilla të ngjashme, ka pasur vetëm një interes, por kur dëgjon numra të caktuar ndjen pak tërheqje, mendoj se është normale, - shpjegon braziliani për The Guardian.

Por në fund e bën këtë sport për dashuri, është ajo që të pëlqen të bësh dhe është një profesion, në të cilin përpiqesh ta shfrytëzosh sa më shumë. Unë jam i hapur për të ardhmen atje, por jo tani. Nuk është ende koha”.

“Nuk mund ta mbyllja derën për një marrëveshje kaq të rëndësishme, por vendimi im ishte i qartë dhe për sa kohë që qëndroj këtu do të fokusohem vetëm te Liverpool. Nëse klubi ka interes për të negociuar transferimin tim, atëherë ne do të flasim për këtë ndryshe, - përfundon Alisson.

"Tani dua vetëm të mendoj për gjërat që mund të arrijmë këtu, është një fillim i ri dhe jam shumë i emocionuar të filloj sërish me energji të re për të parë se çfarë na rezervon ky sezon i ri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2024, 08:30

VIDEO/ Vítor Roque mbërrin në Sevilje…

SPANJE - Vitor Roque do të luajë për Betisin, pasi propozimi i Sportingut u refuzua. Sipas Mundo Deportivo, lojtari, i cili ishte në s...