Sport

Jokic u dhuron shokëve të skuadrës nga një orë Rolex për medaljet në “Paris 2024”...

11 orët kushtuan 375.500 dollarë për Jokic, me një kontratë 26 milionë dollarësh në vit.

25 Gusht 2024, 12:30 Nga DOSJA

Jokic u dhuron shokëve të skuadrës nga një orë Rolex

SERBI - Shuma nuk do të thotë shumë për të, pasi në vitin e dytë të marrëveshjes së tij fitimprurëse pesëvjeçare, pritet t'i fitojë më shumë se 26 milionë dollarë neto për sezonin 2024-2025. Ajo që vlerësohet është gjesti...

Nikolla Jokic, pasi pushoi dhe bëri çmenduritë me miqtë e tij pas përfundimit të detyrimeve të Nuggets, ai u vu në dispozicion të kombëtares së Serbisë për Lojërat Olimpike në Francë.

Një nga tre lojtarët më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, ka shijuar momentet që ka jetuar me bashkatdhetarët e tij, të cilët i dhanë lamtumirën Parisit, me vendin e tretë, duke merituar medaljet e bronzta olimpike.

Një nga lojtarët më të paguar në ligën më të mirë të planetit, superylli i "Plavit", i cili ishte në prag të një triplete në turneun olimpik (18.8 pikë, 10.7 kërcime, 8.7 asistime), u dhuroi nga një orë Rolex shokëve të skuadrës me vlerë 32.500 mijë dollarë copa, sipas një publikimi nga vendlindja e tij.

Mbi njëmbëdhjetë orë, shuma totale që doli nga llogaria e tij bankare për të kënaqur shokët e tij ishte pak më shumë se 375.500 dollarë.

“Plavit” u ngjitën edhe një herë në podiumin e fituesve. Ata fituan duartrokitje për lojën e tyre, e po ashtu edhe “Xhokeri” nga shokët e skuadrës për gjestin e tij bujar!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2024, 08:30

VIDEO/ Vítor Roque mbërrin në Sevilje…

SPANJE - Vitor Roque do të luajë për Betisin, pasi propozimi i Sportingut u refuzua. Sipas Mundo Deportivo, lojtari, i cili ishte në s...