Sport

Sa u shit Ferrari i 'koleksionistit' Ballack?...

Ky Ferrari 250 GT SWB California Spider i veçantë, është një nga tre makinat me motor garash V12!

25 Gusht 2024, 11:00 Nga DOSJA

Sa u shit Ferrari i 'koleksionistit' Ballack?...

GJERMANI - Çfarë tjetër ka të veçantë kjo makinë? Është Ferrari 250 GT SWB California Spider i pare, i firmosur nga Scaglietti në botë, i ndërtuar në vitin 1960 dhe i prezantuar në Motor Show në Gjenevë në të njëjtin vit.

Supermakina italiane (shpejtësia maksimale 230 km/h, përshpejtimi nga vendi në 100 km/h për 7.2 sekonda), menjëherë pas Gjenevës, u kthye në Maranello, për t'iu dorëzuar pronarit të saj të parë dhe ndërruar prej andej duar të ndryshme, duke marrë pjesë në gara të tilla si Nurburgring,  përpara se të përfundonte te pronari i saj i famshëm më parë në 2008.

Sa u shit Ferrari i 'koleksionistit' Ballack?...

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Bayer Leverkusen, legjenda e Bayern Munich dhe Chelsea,  Michael Ballack, dihet se i pëlqen veçanërisht makinat klasike, që nga ditët e tij kur ishte në fushë.

Sa u shit Ferrari i 'koleksionistit' Ballack?...

Ferrari i rrallë ishte në qendër të koleksionit të tij, por qershorin e kaluar ai vendosi të ndahej me të pas 16 vitesh.

Si çdo 'copë' e serive 250, makina u shit në ankand për një vlerë mbresëlënëse prej 17 milionë dollarësh nga RM Sotheby's në Monterey.

Sa u shit Ferrari i 'koleksionistit' Ballack?...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2024, 08:30

VIDEO/ Vítor Roque mbërrin në Sevilje…

SPANJE - Vitor Roque do të luajë për Betisin, pasi propozimi i Sportingut u refuzua. Sipas Mundo Deportivo, lojtari, i cili ishte në s...