Sport

VIDEO/ Stafi i Chelsea dyshohet se ka përdorur ChatGPT kundër Servette!...

E vërteta është se kjo duket... shumë mirë te Chelsea nëpërmjet kësaj videoje…

25 Gusht 2024, 13:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Stafi i Chelsea dyshohet se ka përdorur ChatGPT kundër

ANGLI - Tifozët e Chelseat kanë çdo arsye për t'u shqetësuar për situatën te Chelsea, të cilët e kanë parë skuadrën e tyre prej dy vitesh pa një plan specifik, duke shpenzuar në mënyrë ekstravagante për futbollistët dhe gjithçka tjetër, veçse mbresëlënëse në fushë.

Enzo Maresca është thirrur për të gjetur trajtimin mjekësor për këtë gjendje, por askush nuk është optimist se trajneri do t'i përshtatet kësaj rrëmuje shumështresore.

Fakti se që nga mbrëmja e së enjtes, në ndeshjen kundër Servette, qarkullon një video që tregon një anëtar të stafit të trajnerëve "blu", duke marrë këshilla nga inteligjenca artificiale (AI) dhe ChatGPT, sigurisht që nuk është inkurajues.

Sigurisht, pyetjet mund të mos jenë në lidhje me taktikat ekzistuese (të dhënat e ChatGPT nuk janë të përditësuara) që do të ndihmojnë në ndeshjen e “play off”-it të Europa League, por kjo është shqetësuese… Zgjidhjet tani kërkohen nga interneti. Shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2024, 08:30

VIDEO/ Vítor Roque mbërrin në Sevilje…

SPANJE - Vitor Roque do të luajë për Betisin, pasi propozimi i Sportingut u refuzua. Sipas Mundo Deportivo, lojtari, i cili ishte në s...