Aktualitet

Shkak xhelozia/ Dalin detaje nga plagosja me kaçavidë në Yzberisht, 40-vjeçari dyshohet se i ngacmoi autorit partneren

Dyshohet se Kapidani ka ngacmuar partneren e autorit.

24 Gusht 2024, 22:07 Nga I.A
Shkak xhelozia/ Dalin detaje nga plagosja me kaçavidë në
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me kaçavidë mbrëmjen e sotme në Yzberisht. Mësohet se shkak për plagosjen e Klajd Kapidanit është xhelozia. 

Dyshohet se Kapidani ka ngacmuar partneren e autorit. Nga plagosja me kaçavidë, 40-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

klajd kapidani plagosje ne yzberisht

Sondazh

Poll