Aktualitet

Paketa Anti-shpifje/ Gazetarët mblidhen në tryezë, firmoset deklaratë kundër ’19 dhjetorit’ (VIDEO)

13 Dhjetor 2019, 10:40 Nga DOSJA
Paketa Anti-shpifje/ Gazetarët mblidhen në tryezë, firmoset

TIRANË– Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe ish-deputetja Albana Vokshi janë mbledhur në një takim ku pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët ku do t’i kërkohet qeverisë të kthejë mbrapsht paketën “anti-shpifje”. Deklarata i kërkon qeverisë dhe Kuvendit kthimin pas të dy projektligjeve pjesë e paketës.

I pranishëm në këtë takim, gazetari Ylli Rakipi teksa po i përgjigjej Mark Markut me faktin se OSBE drejtohet tanimë nga Shqipëria, qeveria e vendit kalon një paketë të tillë, tha: OSBE do një hu të mirë… Edhe dy ditë më parë, Ylli Rakipi pati një reagim të ashpër lidhur me mos-miratimin e paketës anti-shpifje.

 

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet paketa anti shpifje ylli rakipi paketa anti shpifje ylli rakipi

Sondazh

Poll