Aktualitet

920,000 dollarë investim/ Zyrtarja e lartë e SHBA-së takon Agim Ismailin: Do shënjestrohen burgjet ku mbahen kriminelët e m

13 Dhjetor 2019, 10:23 Nga DOSJA
920,000 dollarë investim/ Zyrtarja e lartë e SHBA-së takon Agim

Tiranë- Ditën e sotme Drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është takuar me Drejtoreshën e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven.

Në një reagim në Facebook, ambasada amerikane në vendin tonë, njofton se me një investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj

“Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Një ditë më parë ambasada amerikane, njoftoi se për  Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga SHBA deri më tani janë investuar 2 milionë dollarë, që ky institucion të funksionojë në mënyrë të pavarur. Ambasada theksoi se  e zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi me krijimin e SPAK.

J.V/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 000 dollarë investim për burgjet 920 agim ismaili julie craven 000 dollarë investim për burgjet 920 agim ismaili julie craven

Sondazh

Poll