Politike

"Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve"/ Berisha: Ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh

Berisha theksoi se heshtja e institucioneve përballë këtij krimi është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë veprimtari të strukturuar kriminale, duke e quajtur këtë situatë një kërcënim të madh që kërkon urgjentisht formimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

22 Gusht 2024, 20:43 Nga I.A
"Loja me kodet është lojë me jetën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e paligjshëm të helmeve dhe lëndëve të rrezikshme, duke i akuzuar ata për bashkëpunim në një aferë kriminale që rrezikon jetën e qytetarëve dhe mjedisin. Berisha theksoi se heshtja e institucioneve përballë këtij krimi është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë veprimtari të strukturuar kriminale, duke e quajtur këtë situatë një kërcënim të madh që kërkon urgjentisht formimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

"Të dashur miq! Ju duhet ta dini se ligji për eksportin e mbetjeve, cila do qofshin ato, ka kërkesa shumë të rrepta. Së pari autorizimi jepet me firmë të ministri. Së dyti nuk ndërmerret asnjë akt nëse nuk sillet vërtetimi nga vendi pritës, se ai pranon mallin e eksportuar. Por për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi. Kjo aferë kriminale, e pashembullt, dëshmon se në Shqipëri mund të futen qindra e mijëra tonelata nga armë dhe substanca kimike në zbërthim të diktatorëve në paraskadim, gjer tek helme të industrive petrokimike për tu likujduar. Ndërrimi i kodeve është krimi më i shëmtuar, kërcënimi më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve, lojë me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është lojë e Edi Ramës dhe askujt tjetër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll