22 Gusht 2024, 12:10
Nga N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ashtu si në protestat e mëparshme ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme para bashkisë së Tiranë. Këlliçi tha se Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qera ndonëse nëse do të bliheshin do të kushtonin më lirë.
Ai shtoi se Veliaj ka kaluar pushimet disa ditë më parë në jahtin e Armando Lilo i cili i ka mbyllur problemet me prokurorët e SPAK. Sipas tij Veliaj pasi betonizojë Tiranën tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze që të ketë parking me dy kate.
"Dua ta nis me një falënderim për të gjithë ju që jeni këtu. Para fillimi të protestës komunikova me një mik dhe më pyeti nëse njerëzit a dalin në protestë në mes të verës dhe mes të vapës. Unë i them që protestat dhe qytetarët e Tiranës nuk po ndalen në protesta.
Në një protestë me të cilën Veliaj dhe Karlo së bashku me televizionet që paguhen nga incenertorët nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta shuanin. Nëse në këtë protestë që nuk flitet për vjedhjet galoponte dhe skandalin që ka përfshirë bashkinë e Tiranës askush nuk do të shqetësohej, kjo protestë është kthyer në oazin e qytetarisë.
Plot 2.7 milionë euro ka paguar Veliaj për 70 makina me qera për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë pasi mbeten dhe aset i bashkisë. Veliaj pasi betonizojë Tiranën tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze që të ketë parking me dy kate.
Nuk ka rrugë që njerëzit të ecin, 70 mijë banorë në Unazën e Re nuk kanë një lulishte, një shkollë dhe një çerdhe. Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe përse ka pasur një opinion pozitiv me SPAK por në këtë muaj kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohen nga pushteti.
Po jahti 7 milionë euro të Armando Lilos që ishe javën e kaluar po shtatë kate pa leje këtu në shesh a i ke parë sepse një tendë të Adriana Kalasë ti e pe. Armando thuhet se të ka mbyllur hallet me prokurorët e SPAK," tha ai.
kellici protesta para bashkise se tiranes
Politike
22 Gusht 2024, 12:07
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij sot në protestën para Bashkisë s...
Politike
22 Gusht 2024, 12:01
N.F
Balliu
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në ...
Politike
22 Gusht 2024, 11:43
N.F
Teliti
TIRANË- Ka nisur protesta e 22-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së...
Politike
22 Gusht 2024, 10:51
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se fondi i vyer i veprimtarisë letrare të gjeniut të letrave shqip...
Politike
21 Gusht 2024, 21:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi shqiptarët se qeveria po bën gjithçka që të fshe...
Politike
21 Gusht 2024, 20:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër autoritetet shqiptare dhe qeverinë e kryeminist...
Politike
21 Gusht 2024, 20:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e lidh mashtrimin e Ministrisë Mjedisit për mbetjet toksike me Edi Ramën, që sipas...
Politike
21 Gusht 2024, 20:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal dhe tek pasojat e ligjit për importin e plehrave, ku akuzoi drejpërdrejt E...
Politike
21 Gusht 2024, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dekalruar se mediat ndërkombëtare por edhe ato vendase prej 10 ditësh konfirmua...
Politike
21 Gusht 2024, 19:45
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese t&eum...