Politike

Opozita ankimoi fitoren e PS në Himarë, KAS do të hapë kutitë e materialeve zgjedhore për 36 QV

Nga materialet zgjedhore në kutitë e votimit, opozita kërkon proces-verbalin e mbylljes, listën e zgjedhësve të QV, librin e protokollit të mbledhjeve dhe regjistrin e veçantë teksa ka 3 ditë kohë që t'i shqyrtojë. 

22 Gusht 2024, 12:33 Nga M.B
Opozita ankimoi fitoren e PS në Himarë, KAS do të hapë
Foto ilustruese

TIRANA- Pasi opozita kërkoi verifikimin e materialeve pas zgjedhjeve të katër gushtit në Bashkinë e Himarës, KAS ka vendosur për hapjen e kutive për 36 qendra votimi. Mësohet se seanca e radhës do të jetë të hënën, në orën 11:00.

Nga materialet zgjedhore në kutitë e votimit, opozita kërkon proces-verbalin e mbylljes, listën e zgjedhësve të QV, librin e protokollit të mbledhjeve dhe regjistrin e veçantë teksa ka 3 ditë kohë që t'i shqyrtojë. 

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi me 1400 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria. Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo siguroi 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. Ndërkohë, 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë me 4 gusht të këtij viti. Nga ana tjetër, opozita pretendon se zgjedhjet në Himarë u manipuluan.

kqz

Sondazh

Poll