Politike

Berisha: Dogana falsifikoi kodet, vendosi kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike

Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për të mbushur xhepat janë në gjendje të fusin në Shqipëri çdo lloj helmi për qytetarët.

22 Gusht 2024, 20:32 Nga I.A
Berisha: Dogana falsifikoi kodet, vendosi kodet e lëndëve jo toksike
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, u ndal dhe tek ligji për eksportin e mbetjeve ku shtoi se ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh. Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për të mbushur xhepat janë në gjendje të fusin në Shqipëri çdo lloj helmi për qytetarët. 

"Të dashur miq! Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar shqiptar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh, të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama, dhe suita e tij. Pas dy javës zhurme kombëtare dhe botërore, për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media shqiptare dhe ndërkombëtare, se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt falsifikimi më të madh, a ka akt kërcënimi më të madh për qytetarët shqiptarë, rrezikimin më të madh të jetës dhe shtetit të tyre, se sa institucionet zyrtare të ndryshojnë kode dhe të vendosin kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike. Të dashur miq! Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, të orizit, aty ku është helmi, ku janë toksinat dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet. Kjo praktikë e padëgjuar ndonjëherë, kjo praktikë u zbatua në rastin e kontenierëve të cilëve ju ndryshua kodi. Nga lëndë toksike që përmbanin, në lëndë jo toksike dhe këtë e bëri institucioni shtetëror doganë," tha Berisha.

foltorja per pd sali berisha sali berish

Sondazh

Poll