22 Gusht 2024, 12:07
Nga M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij sot në protestën para Bashkisë së Tiranës u shpreh se për të kuptuar këtë qëndresë, duhet të duash qytetin, shtetin e familjen tënde. Balliu tha se institucioni i familjes po shkatërrohet në Shqipëri. Sipas tij 94 mijë banesa të regjistruara të banueshme janë vetëm me një person dhe 240 banesa janë sot vetëm me dy persona sepse në vend është e pamundur të krijosh familje.
"Përshëndetje, miq, qytetarë! Kjo qëndresë e cila mund të habisë shumë nga këta që punojnë në bashki, që pyesin veten si ka mundësi këta qytetarë vazhdojnë dhe qëndrojnë pavarësisht gjithçkaje që po bën ky pushtet, për të mbytur protestën. Të kuptosh këtë qëndresë, duhet të duash, qytetin tënd, shtetin tënd dhe familjen tënde.
Ata që protestojnë për vlera dhe parime janë njerëz që energjinë e tyre e marrin nga dashuria për familjen dhe mbrojtjen e atij institucioni të bekuar. Institucion që ky pushtet kërkon ta zhbëjë. Po ju jap dy fakte. A e dini që me këtë pushtet 94 mijë banesa të regjistruara të banueshme janë vetëm me një person dhe 240 banesa janë sot vetëm me dy persona, pse? Sepse sot është e pamundur të krijosh familje në Shqipëri. Një në 5 persona në Shqipëri është mbi 65 vjeç.
Ky pushtet nuk thjesht kundër një partia, por është kundër cdo familjeje shqiptare. A i keni parë lajmet. 1 mijë ton mbetje toksike ikin dhe vijnë në Shqipërinë tonë. I sjellin dhe i cojnë bizneset e këtij këtu, sepse ky e shikon Shqipërinë si një kompani personale, që mund ta përdori si një kanal toksik për mbetet e të gjithë botës, mjafton që ky të fusë lekët në xhep", tha Balliu.
protesta para bashkise
Politike
22 Gusht 2024, 12:01
N.F
Balliu
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në ...
Politike
22 Gusht 2024, 11:43
N.F
Teliti
TIRANË- Ka nisur protesta e 22-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së...
Politike
22 Gusht 2024, 10:51
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se fondi i vyer i veprimtarisë letrare të gjeniut të letrave shqip...
Politike
21 Gusht 2024, 21:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi shqiptarët se qeveria po bën gjithçka që të fshe...
Politike
21 Gusht 2024, 20:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër autoritetet shqiptare dhe qeverinë e kryeminist...
Politike
21 Gusht 2024, 20:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e lidh mashtrimin e Ministrisë Mjedisit për mbetjet toksike me Edi Ramën, që sipas...
Politike
21 Gusht 2024, 20:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal dhe tek pasojat e ligjit për importin e plehrave, ku akuzoi drejpërdrejt E...
Politike
21 Gusht 2024, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dekalruar se mediat ndërkombëtare por edhe ato vendase prej 10 ditësh konfirmua...
Politike
21 Gusht 2024, 19:45
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese t&eum...
Politike
21 Gusht 2024, 17:29
I.A
Nancy VanHorn dhe Silvio Gonzato
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn është takuar dit&...