Politike

Protesta para bashkisë/ Blushi: Ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave! I vetmi shërbim është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave

Blushi është shprehur se prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. Sipas tij 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime.

22 Gusht 2024, 12:01 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Blushi: Ky institucion është kthyer
Balliu

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Blushi është shprehur se prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. Sipas tij 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime. Ai theksoi se i vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave. 


“Prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave.
330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime.

I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave. I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia. Koha që të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojmë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dalë”, tha ai.

tedi blushi protesta para bashkise

Sondazh

Poll