21 Gusht 2024, 21:02
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi shqiptarët se qeveria po bën gjithçka që të fsheshë krimin e saj me mbetjet toksike, për të shpëtuar madje edhe Ramën nga ky skandal. Berisha ka theksuar nevojën për mbështetje ndërkombëtare dhe për protesta të fuqishme nga qytetarët, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të madh për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
"Qytetarë dhe qytetare! Për armët kimike ju e thatë fjalën tuaj. Ju garantoj se ky eksport e tejkalon rrezikun më të madh që kishin armët kimike, sepse kjo është veprimtari e fshehtë. Kjo veprimtari kryhet nga mafia shtetërore për llogari të Edi Ramës. Kurse armët kimike do të vinin me një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare dhe do të shkatërroheshin nga ekspertët më të mirë botërore dhe megjithatë është në meritën e qytetarëve shqiptarë që detyruan Edi Ramën të tërhiqet, të humbasë fytyrën para botës si mashtrues dhe bllokuan shndërrimin e Shqipërisë në poligon të shkatërrimit të armëve kimike. Qytetarë dhe qytetare, kjo që ka ndodhur është gjëmë pas shpinës tuaj. Vetëm protesta, vetëm revolta, vetëm zemërimi juaj, do të zbardhë gjer në fund këtë veprimtari kriminale Këtë veprimtari kriminale e cila mos u çudisni të zhvillohet në periferi të Tiranës, ose afër Durrësit. Të zhvillohet diku në rrethina të Shkodrës, Elbasanit, Fierit, ne nuk e dimë. Por dimë një gjë, që qeveria heshti kur u kap me krim në duar. Qeveria mashtroi dhe na tha se janë të Kurumit. Qeveria po bën gjithçka që të fshehë krimin e saj, krimin e Edi Ramës. Nesër të gjithë qytetarët te bashkia. Nesër dita e kapjes për zverku të Erion Veliajt. Nesër dita e ngadhënjimit të qytetarëve mbi hajninë, krimin vjedhjen. Të gjithë në protestë. Fitore, fitore, fitore. Qeveri teknike, zgjedhje të lira është beteja jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria," tha Berisha.
sali berisha
Politike
21 Gusht 2024, 20:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër autoritetet shqiptare dhe qeverinë e kryeminist...
Politike
21 Gusht 2024, 20:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e lidh mashtrimin e Ministrisë Mjedisit për mbetjet toksike me Edi Ramën, që sipas...
Politike
21 Gusht 2024, 20:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal dhe tek pasojat e ligjit për importin e plehrave, ku akuzoi drejpërdrejt E...
Politike
21 Gusht 2024, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dekalruar se mediat ndërkombëtare por edhe ato vendase prej 10 ditësh konfirmua...
Politike
21 Gusht 2024, 19:45
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese t&eum...
Politike
21 Gusht 2024, 17:29
I.A
Nancy VanHorn dhe Silvio Gonzato
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn është takuar dit&...
Politike
21 Gusht 2024, 15:09
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro preventi...
Politike
21 Gusht 2024, 14:48
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë...
Politike
21 Gusht 2024, 13:55
M.B
Belinda Balluku
RRUGA E ARBRIT- Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave t&eum...
Politike
21 Gusht 2024, 13:40
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me sulmin me armë ndaj Policisë në Shkod&...