Sport

Champions League, play-off/ Galatasaray humbet në Zvicër. Salzburgut dhe Sparta Pragë fitojnë në ndeshjet e para…

Pas një jave zhvillohen ndeshjet e kthimit...

21 Gusht 2024, 23:42 Nga DOSJA

Champions League, play-off/ Galatasaray humbet në Zvicër. Salzburgut

ZVICER - Pas fitoreve të Lille, Dinamo Zagrebit dhe Bodo/Glimt, në ndeshjet e luajtura dje, ndeshjet e para të play-off-it për kalimin në fazën e grupeve të Champions Leaguen e re përfunduan mbrëmjen e sotme.

Salzburgu dhe Sparta Praga duket sikur sigurojnë kualifikimin, pasi fituan me të njëjtin rezultat (0-2) ndaj Dinamo Kievit dhe Malmos.

Ndeshja mes Young Boys dhe Galatasaray ishte më konkurruese. Duke lënë pas dy gola në fund të 45' të para (të realizuara nga Monteiro), kampionët në fuqi të Turqisë u rikthyen në lojë me dy golat e Batshuayi.

Por në fund penallti e akorduar për prekjen me dorë nga Bardakci (i përjashtuar për karton të dytë të verdhë), u shndërruar në gol nga Ugrinic në 4 minuta nga fundi.

Këtu janë dhe të gjitha rezultatet:

Dynamo Kiev - Salzburg 0-2 (29' Nene, 50' Kjaergaard)
Malmö - Sparta Pragë 0-2 (31' aut. Stryger Larsen, 89' Rynes)
Midtjylland - Slovan Bratislava 1-1 (59' Blackman, 79' Chilufya)
Young Boys - Galatasaray 3-2 (3' dhe 49' p.Monteiro, 86’ Ugrinic/ 67' dhe 72' Batshuayi)

Luajtur dje:
Bodø/Glimt - Crvena Zvezda 2-1 (52' Bjortuft, 62' Maatta / 75' Mimovic)
Dinamo Zagreb - Qarabag 3-0 (29' Pjaca, 75' Kulenovic, 80' Kulenovic)
Lille - Slavia Prague 2-0 (52' David, 77' Zhegrova)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll