Bota

Protesta në Pakistan/ Pacientët vdesin ndërsa avokatët shkatërrojnë spitalin 

12 Dhjetor 2019, 13:40 Nga DOSJA

PAKISTAN- Në videot e publikuara nga mediat e huaja tregohet se avokatët kanë vrapuar nëpër repartet e spitalin duke rrahur stafin dhe kanë shkatërruar çdo pajisje.

Ndërsa paniku kishte pushtuar çdo kënd mjekët u fshehën, dhe lanë pa siguruar jetën e pacientëve,  përfshirë ata në gjendje kritike.

Policia gjuajti me gaz lotsjellës për të shpërndarë avokatët dhe u bënë më shumë se 20 arrestime. U deshën më shumë se dy orë për të qetësuar situatën, thuhet nga autoritet policore.

Avokatët kishin protestuar për keqtrajtimin e pretenduar të disa prej kolegëve të tyre nga stafi i spitalit muajin e kaluar.

Por shkaku i fundit për dhunën siç duket ka qenë një video e postuar në mediat sociale nga një mjek të mbrëmjen e së martës, në të cilën ai tallej para avokatëve.

Oficerët thanë më vonë se ata kishin arrestuar më shumë se 20 avokatë dhe kishin parashtruar ankesa kundër 250 të tjerëve me akuzën e dhunës dhe sulmit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 paciente te vdekur avokatet sulmne pakistan 3 paciente te vdekur avokatet sulmne pakistan

Sondazh

Poll