Bota

Zgjedhjet në Britani/ Në panik apo me vetbesim, Boris Johnson shkon të votojë sëbashku me qenin e tij (FOTO)

12 Dhjetor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Britani/ Në panik apo me vetbesim, Boris Johnson shkon

 BRITANI E MADHE– Në orën 07:00  të kësaj të enteje janë hapur të gjitha qendrat e votimit në çdo vend të Britanisë së Madhe për të zgjedhur Kryeministrin e ri.

Ndërkohë që kryeministri aktual Boris Johnson erdhi në pushtet pas dorëheqjes së Theresa May, sot ai është në një garë me kandidatin për kryeministër, Jeremy Corbyn.

Mëngjesin e sotëm Johnson ka arritur në një nga  qendrat e votimit në Londër sëbashku me qenin e tij që e mbante në krah.Johnson dhe partnera e tij, Carrie Symonds, e adoptuan këtë qen në fillim të këtij viti nga shoqata e bamirësisë “Friends of Animals Wales”.

Është parë gjithashtu që votuesit kanë qëndruar gjatë në  rradhë pranë  qendrave të votimit, për të zgjedhur kryeministrin e tyre.

Duket sikur një koha e zymtë, e ftohtë dhe e lagësht e këtyre ditëve të dhjetorit nuk i ka penguar njerëzit të ngrihen herët dhe të hedhin votat e tyre.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2019 zgjedhjet ne britanine e madhe 12 dhjetor boris johnson johnson shkon te votoje me qenin e tij 2019 zgjedhjet ne britanine e madhe 12 dhjetor boris johnson johnson shkon te votoje me qenin e tij

Sondazh

Poll