“S’ishte trillim, 40 trupa të vrarë e thanë historinë”/ Gazetari që filmoi masakrën e Reçakut: I kam të dokumentua
12 Dhjetor 2019, 09:54Nga DOSJA
KOSOVË-Liderët serb kanë ngjallur reagime të shumta kohët e fundit, lidhur me deklaratat për masakrën e Reçakut.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, duke ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe disa ambasadave të huaja të cilat kërkuan që të mos fyhen viktimat e luftës së fundit.
Ndryshe mendon Bill Neely, një nga gazetarët e parë të huaj që kishte shkuar në Reçak, duke parë trupa të shqiptarëve të vrarë.
Gjatë një bisedë për Magazina.al, Neely i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte raportuar për televizionin ITN, ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim, sepse këtë e thanë trupat e mbi 40 të vrarëve atje.
“Nuk ishte trillim. Mbi 40 trupa e thanë historinë e tyre të cilët unë i kam dokumentuar me shumë kujdes”, ka thënë Neely
Gazetari i INT, kishte raportuar gjatë gjithë luftës nga Kosova, ishte ndër të parët që kishte shkuar në Reçak duke bërë që bota të shoh atë çfarë kishte ndodhur.
Masakra e Reçakut
Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti, ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI– Një veteran britanik i detyruar nga Marina për shkak të seksualitetit të tij po iu ofrohet medaljeve të tij përsëri dhe i është kërkuar falje nga...
BRITANI E MADHE– Në orën 07:00 të kësaj të enteje janë hapur të gjitha qendrat e votimit në çdo vend të Britanisë së Madhe për të zgjedhur Kryeministri...
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar voton sot në zgjedhjet më të fundit në historinë e vendit.Vendi po shkon në votime për zgjedhjet e treta të përgjithshme në më pak...
Deutsche Welle: Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Vetëvendosja doli fituese në zgjedhjet në Kosovë, e megjithatë nuk e ka marrë ende pushtetin, sepse pret ...
ANGLI- Stafi drejtuesi i një spitali ka pranuar zyrtarisht se mjekët operuan një grua, teksa kjo e fundit ishte e ndërgjegjshme, duke i shkaktuar stres post-tra...
MAQEDONIA E VERIUT– Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski, Goran Trajkovski, Tomislav Jankulovski – shqiptar, Aleksandar Miskovski dhe Steven Koc...
SHBA Ndodh edhe kjo. Teksa gazetarja ishte duke raportuar nga një maratonë në SHBA një prej konkurruesve goditi me shuplakë të pasmet e saj. Gazetarja Alex Boz...
ANGLI– Zbulohet shkaku i vdekjes së princit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djalit të sundimtarit të qytetit të Sharjah Khalid bin Sulltan Al Qasimi, i cili u g...
SUEDI- Greta Thunberg, nxënësja suedeze që frymëzoi një lëvizje globale për të luftuar ndryshimin e klimës, është vlerësuar si “Personi i Vitit 2019”...