Aktualitet

Puckett: Analizat e kryera në Kinë tregojnë se mbetjet janë toksike dhe të rrezikshme, për mjedisin, shëndetin, sidomos fëmijët!

Sipas tij, nga analizat e nxjerra në Kinë ka rezultuar se këto mbetje kanë përqindje të lartë plumbi, një material shumë i dëmshëm për mjedisin që ndikon dhe te rritja e fëmijëve. 

21 Gusht 2024, 18:33 Nga I.A

Puckett: Analizat e kryera në Kinë tregojnë se mbetjet janë

TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett thekson se mbetjet toksike që dyshohet të jenë ngarkuar në Portin e Durrësit janë mbetje të rrezikshme për shëndetin. Puckett i ftuar në Syri Tv, deklaron se mbetjet e ngarkuara në Portin e Durrësit kanë një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, sidomos të fëmijëve. Sipas tij, nga analizat e nxjerra në Kinë ka rezultuar se këto mbetje kanë përqindje të lartë plumbi, një material shumë i dëmshëm për mjedisin që ndikon dhe te rritja e fëmijëve. 

‘Ky material është ndotës, është hi dhe material me grimca që vjen prej shkrirjes së çelikut të ricikluar, nga makina e frigoriferë të vjetër. Krijojnë shumë ndotje e mblidhen në qese, dhe këto materiale kanë krom, plumb, materiale të rënda, përmban plastikë e kthehet në toksina të rrezikshme. Është mbetje e rrezikshme, e ka konsideruar BE e Bazel, si tejet të rrezikshme. Kur hidhet në tokë shkakton ndotje të rëndë. Veçanërisht janë të dëmshme për fëmijët dhe rritjen e tyre. Kampionët e plumbit në Kinë, të siguruara nga analizta kishin 8 % plumb, sasi e madhe ndotëse', tha ai.

jim puckett

Sondazh

Poll